Paraburgim për të dyshuarin që sulmoi me armë zjarri një person në Mitrovicë

  • 21 May 2019 - 14:18
Paraburgim për të dyshuarin që sulmoi me armë zjarri një person në Mitrovicë

Këtë vendim e ka marrë gjykatësi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë i cili këtë vepër e ka cilësuar si “vrasje në tentim”.

Personi i dyshuar menjëherë pas qëllimit me armë zjarri më 18 maj në shëtitoren e veriut të Mitrovicës u arrestua, ndërsa në paraburgim do të kalojë së paku një muaj.

Këtë vendim e kanë konfirmuar për gazetën serbe “Novosti” nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Qëllimi me armë zjarri ndodhi në zonën e shëtitores në Mitrovicën e veriut rreth orës 23 kur sulmuesi e qëlloi dhe e plagosi R. Mirkoviqin 22 vjeç të cilit së pari iu dha ndihma e parë në Spitalin e Mitrovicës dhe ditën e ardhshme u dërgua në Qendrën Klinike Spitalore në Beograd për trajtim të mëtutjeshëm.

Hetimet në këtë rast zgjatën deri natën vonë, mirëpo të nesërmen janë marrë xhirimet nga kamerat e sigurisë në mënyrë që sa më shpejt të zgjidhet rasti. Megjithatë në Policinë e Kosovës ende nuk kanë kumtuar çfarë ishte motivi i këtij sulmi.

(Kosova Sot Online)