“Faktorizohet” Mustafa pas iniciativës për rrëzimin e Qeverisë – Apostolova i shkon në Zyrë

  • 21 May 2019 - 16:42
“Faktorizohet” Mustafa pas iniciativës për rrëzimin e Qeverisë – Apostolova i shkon në Zyrë

Përmes një komunkate për medie, LDK-ja ka njoftuar për takimin e krytarit të kësaj partie Isa Mustafës me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë.

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, temë diskutimi ishte situata aktuale politike në Kosovë”.

LDK, ka njoftuar se kryetari Mustafa e njoftoi znj. Apostolova për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Isa Mustafa ka falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në të gjitha proceset shtetformuese, thuhet në deklaratën për media të LDK-së.

Edhe Shefja e Zyrës së BE-së për Kosovën, e ka falënderuar Mustafën për mikëpritjen dhe e ka inkurajuar LDK-në qëtë vazhdojë rolin konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës. 

I pranishëm në takim ishte edhe Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së. 

(Kosova Sot Online)