Rënie drastike të lindjeve në Kosovë – këto janë shifrat

  • 21 maj 2019 - 17:35
Rënie drastike të lindjeve në Kosovë – këto janë shifrat

Lindjet në Kosovë viteve të fundit, janë zbehur dukshëm. Sipas të dhënave në vend, në vitet e fundit ka një rënie të natalitetit të popullit të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vitet e para të pasluftës, nataliteti apo shtimi i popullsisë në Kosovë, ka qenë afro 40%.

Kjo shifër, vit pas viti, ka vazhduar me rënie graduale. Në vitet 2001-2005, ka pasur afro 166 mijë foshnje të lindura ndërsa gjatë periudhës 2006-2011, rreth 164 mijë foshnje kanë lindur në spitalet e Kosovës.

Në vitet 2012-2016, nataliteti i popullatës kosovare është rritur për afro 130 mijë foshnje. Duke parë këto shifra, konstatojmë se rënia e natalitetit ka prekur shifrën 16%.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë për Insajderin se pjesa dërrmuese e lindjeve gjatë vitit 2016 janë kryer në spitalet publike ndërsa vetëm 489 lindje në spitale private.

Ata gjithashtu kanë treguar se mosha mesatare e nënave që lindin është 25 deri në 34 vjeç ndërsa gjinia më dominante e foshnjave është ajo mashkullore ku sipas raportit  gjini-lindje, në 1000 femra të lindura, ka 1096 meshkuj.

Ndërkohë që për vitin 2017-2018, ministria ka thënë se akoma nuk janë përpiluar të dhënat.


(Kosova Sot Online)