Shpërthen Burjani: Tribunali me 20 vjet vonesë, rezultat i frikës nga Specialja

  • 22 May 2019 - 10:56
Shpërthen Burjani: Tribunali me 20 vjet vonesë, rezultat i frikës nga Specialja

Rreth përpjekjeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, për të kaluar një rezolutë që dënon krimin dhe gjenocidin serb në Kosovë, dhe për një Tribunal ndërkombëtar të krimeve serbe në Kosovë, që u iniciuan vetëm pasi kanë kaluar dy dekada pas lufte, analisti politik dhe prof. i së drejtës Blerim Burjani thotë për "Kosova Sot Online" se "nuk është gjë tjetër kjo agjendë e vonuar vetëm se përpjekje e mbulimit të menaxhimit të keq të shtetit për hiq më pak se dy dekada, thuajse nga të njëjtat parti politike.

Image
Blerim Burjani

Pra kjo është vetëm kjo përpjekje për fshehjen e mos veprimit të shtetit, mbulimin e turpit dhe për marrjen e bajrakut se kush e nisi këtë ide , dhe veçmas tani kur shumë figura politike pritet të ballafaqohen me Gjykatën Speciale".

“Problemi më i madhe ishte mungesa e përvojës dhe keq menaxhimi i shtetit. Këta njerëz nuk menduan gjë tjetër veq se për interesat e tyre, u zhyten në pasurim. Ishte lakmia për pasuri që i kaploj këta njerëz dhe bëri që sot Kosova të ketë probleme edhe me shtetin e kapur.

Shteti është qeverisur dhe po qeveriset prej njerëzve jo të duhur. Pra vetëm tash po ndihen thellësisht pasojat e këtij menaxhimi të keq sepse këto që po i shohim sot janë simptomë e hetuar gjatë gjithë këtyre viteve por ja që tani gjithçka doli në sipërfaqe”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”. Sipas Burjanit, "të gjitha dështimet tani duan t`i mbulojnë vetëm me agjenda patriotike dhe deklarime kundër Serbisë, por që nuk sjellin asnjë lëvizje progresi dhe zhvillimi të vendit".

“Patriotizmi dhe përmendja gjatë gjithë kohës e Serbisë qe nuk është më fare temë e prioritetit të Kosovës nuk ka të bëjë me asgjë tjetër veç për ti mbuluar dështimet. Krejt çka kemi të bëjmë ne tani me Serbinë është dialogut teknik për shënimin e kufirit. Kjo është evidente që këta sot po dalin me kërkesa patriotike, që kryesisht kanë të bëjnë me stresin dhe frikën e fillimit të veprimit të Gjykatës Speciale, që mund të pritet nga muaji shtator të fillon me ngritjen e aktakuzave të para”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, tema e krimeve dhe dëmeve të luftës është lënë pas dore hiq më pak se du dekada, 20 vjet, dhe tani paraqitet si element vetëmbrojtës karshi speciales dhe asgjë tjetër, sado që drejtësia dhe faktet janë në anën tonë si palë e dëmtuar. “ Tash kur jemi tek kjo Gjykata për krimet serbe, koha për themelim të një gjykate të tille ishte qe 20 vjet, por nuk patëm kohë për këtë, dhe kjo rezultojë me përqendrim të vëmendjes për të u pasuruar , dhe kjo ndikojnë skajshmërisht në keq menaxhim”,theksoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

"Për shkak të dëshmimit në të gjitha fushat, dhe humbjes së besimit tek qytetarit, sidomos të këtyre partive që janë në qeverisjen e tanishme të vendit", Burjani thotë se "ato janë devalvuar aq shumë sa që kot krijojnë atmosfera patriotike në Kuvend ngase janë djegur politikisht, dhe vetëm bashkimi i gjithë koalicionit të tanishëm PAN në një subjekt politik, mundë të ju siguron një mandat tjetër në Kuvendin e Kosovës si parti parlamentare".

“Ka mungesë të thellë të progresit ekonomik, është bërë premtim i mërzitshëm edhe liberalizimi i vizave, kemi edhe sistemin më të dobët institucional në të gjitha shtyllat e shtetit që po shkon vetëm në një teposhtëze të pa kthyeshme , po shkon në regres, prandaj shpresa e vetme e këtyre partive politike në pushtet është që PAN të unifikohet në një parti të vetme sepse edhe ashtu këta dallohen fare prej njëri tjetrit por vetëm i kanë liderët e ndryshëm, derisa nga veprimet të gjithë janë plotësisht të njëjtë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online ”.

(Kosova Sot Online )