Autorët i zënë pritë eskortës, ekzekutohet me armë zjarri deputeti dhe djali i tij

  • 22 May 2019 - 14:49
Autorët i zënë pritë eskortës, ekzekutohet me armë zjarri deputeti dhe djali i tij

Një deputet dhe djali i tij në Indi janë vrarë me armë pasi autorët e dyshuar ju kishin ngritur pritë.

Si pasojë e sulmit që iu bë eskortës së deputetit të paktën 11 persona kanë humbur jetën të martën.

Tirong Aboh, ligjvënës i Partisë Kombëtare Popullore (NPP) nga Khonsa West të distriktit Arunachal Pradesh dhe djali i tij, Longgem Aboh mbetën të vrarë mes të tjerëve.

Pema Khandu, zyrtar i lartë në Arunachal Pradesh u shpreh:

Sipas raportimeve të policisë, 11 persona, përfshirë ligjvënësin Tirong Aboh u zunë në pritë dhe u vranë mes Khonsa dhe Deomali nga militantë të armatosur.”

Thuhet se sulmi është kryer nga militantët separatistë të fraksionit Isak-Muivah. Ushtria dhe policia indiane po hetojnë më tej ngjarjen e rëndë.

Image
Image
Image