Në Kosovë ka vetëm ekonomi të krimit të organizuar!

  • 22 May 2019 - 21:20
Në Kosovë ka vetëm ekonomi të krimit të organizuar!

Përderisa partitë politike e kanë "hallin" e vetëm karrigen e tyre, ekonomia, drejtësia dhe cdo sektor tjetër në Kosovë vazhdon të mbetet në duartë e nëntokës kriminale.

Image

Analisti Bislim Aliu thotë për "Kosova Sot Online", se "në vend që të kemi një ekonomi të tregut, pa marrë parasysh, se cila parti do të vie në pushtet, ekonomia vazhdon të mbetet në duartë e krimit të organizuar, për shkakun, se të gjitha partitë, në pozitë e opozitë, janë pjesë e krimit të organizuar"

"Kosova nuk ka zhvillim ekonomik, sepse elita politike, që e udhëheq vendin, si në nivelin qendror, poashtu edhe në atë lokal, si në pozitë poashtu edhe në opozitë, është tërësisht e kriminalizuar dhe tërësisht në duartë e mafio-oligarkëve, të nëntokës kriminale në vend. Dhe, për këtë, Kosova jonë, në fakt, është shndërruar në një ekonomi të krimit të organizuar", thotë analisti Bislim Aliu për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)