Reshje shiu e rrufe, detaje nga parashikimi i motit

  • 23 maj 2019 - 07:26
Reshje shiu e rrufe, detaje nga parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Parashikohet mot me vranësira të dendura, të cilat parashihen të sjellin reshje të dendura shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet mund të shoqërohen me stuhi dhe në vende të kufizuara edhe me breshër.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-14m/s.

(Kosova Sot Online)