Preteni: Drejtësia e kapur nga politika, krye parlamentari na tregoi epilogun!

  • 23 May 2019 - 07:46
Preteni: Drejtësia e kapur nga politika, krye parlamentari na tregoi epilogun!

Se drejtësia Kosovare është e kapur dhe e kontrolluar thellë nga politika, madje në masën 100%, pa asnjë dyshim dhe pa asnjë rezervë, e thotë njohësi i kësaj fushe, ish kreu i AKK-së, Hasan Preteni. Janë shumë zhvillime dhe shumë procese gjyqësore, raste hetimore e cka jo tjetër që e kanë dëshmuar vazhdimisht një konstatim të tillë, por së fundi, sipas Pretenit, këtë të vërtetë e vulosi deklarimi i hapur madje kërcënues i Kadri Veselit për të ashtuquajturin grup të fajdexhinjëve.

Image
Hasan Preteni

‘Po, kjo u dëshmua edhe njëherë. Të martën krye parlamentari deklaroi se: fajdexhinjtë do të dënohen! Po kjo kaq hapur vetëm te “ xhaxhi” ka ndodhur. Dje ju caktua paraburgimi kurse krye parlamentari na tregoi epilogun. Ka shumë prononcime të tyre kur ti akuzon ata, ata përgjigjen: po dërgojeni rastin në prokurori! Çfarë hipokrizie, po cili prokuror guxon të hapë një raste pa e lejuar kryeprokurori. Por, kryeprokurori në vend që të hapë rastin ai i tregon politikës se kush e ka denoncuar. Denoncuesi mos të llogaritë më në karriere apo në vend pune, madje këtë situatë e kam përjetuar personalisht”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hasan Pretenit, "politika duke e ndier veten të pa sigurt tani ka filluar edhe të akuzoj publikisht të gjithë kundërshtarët politik, prandaj ai thotë se do të jemi në rrezik të madh nëse këta mbesin edhe ndonjë ditë në pushtet sepse mundë të filloj edhe “ gjuajtja e shtrigave”. "

"Prandaj duhet një aparaturë e fuqishme inxhinierike që ta largoj këtë sistem të kalbur gjyqësor”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online “