Molliqaj: Përmendja e Veselit në video dëshmon se Kosova vazhdon të jetë e kapur nga klani “Pronto”

  • 23 May 2019 - 13:27
Molliqaj: Përmendja e Veselit në video dëshmon se Kosova vazhdon të jetë e kapur nga klani “Pronto”

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimit të videos ku thuhet se Kadri Veseli ia ka marrë 200 mijë euro një biznesmenit.

Molliqaj thotë se pasi Veseli nuk është ftuar për t’u intervistuar në gjykatë, sistemi i drejtësisë vazhdon të mbetet i kapur nga klani Pronto.

Postimi i Molliqajt:

Tash u kuptua se videoja që po qarkullon nëpër media ku thuhet qartë se Kadri Veseli i ka marrë 200 000 euro nga një biznesmen, ka gjashtë vite që sillet nëpër sirtarët e institucioneve tona të drejtësisë.

Përkundër kësaj, Kadri Veseli lëre më që nuk është gjykuar apo dënuar, por ai nuk është ftuar as edhe njëherë në gjykatë për tu intervestuar lidhur me këtë rast.

Kjo dëshmon atë që e themi tash e shumë vite me radhë; sistemi i drejtësisë në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet i kapur nga klani Pronto.

Kosovës i duhet urgjentisht vetingu në sistemin e drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i sjellim para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshirë në afera kriminale dhe korruptive në vend.

(Kosova Sot Online)