Shpërthen Badallaj : Videoja e Dalladakut, dëshmi se si funksionon mafia e lejeve të ndërtimit në Prishtinë!

  • 23 May 2019 - 13:45
Shpërthen Badallaj : Videoja e Dalladakut, dëshmi se si funksionon mafia e lejeve të ndërtimit në Prishtinë!

Se Kosova është vërtetë vend i skandaleve të mëdha që i bënë politika e inkriminuar, sipas analistëve politik, më së miri e  vërteton rasti i fundit skandali I videos së publikuar, ku biznesmeni Faton Dalladaku i ankohet Kadri Rexhepit se Rrahim Hashimi nuk po ia kthen paratë dhe se kontrata dhe leja për ndërtimin e spitalit nuk iu dha, ashtu siç iu premtua. Analistët e politikë vlerësoj se pikërisht ky rast e dëshmoi më së miri , se si realisht merren lejet ndërtimore në komunën e Prishtinës,vetëm me dhënie ryshfeti në shuma të majme parash,  e ku për më tepër involvohen edhe figura qendrore të politikës dhe të institucioneve, ku mes tjerash përmendet edhe emri i Kadri Veselit  që thuhet  se I ka marrë  200 mije euro. Tani këto fakte, sipas analistëve flasin më së miri  pse asnjë leje ndërtimore në komunën e Prishtinës për  plot 20 vite me radhë, duke përfshirë edhe këto dy mandatet e Shpend Ahmetit, ku përsëri  nuk ka shans të merret leje  pa dhënë RYSHFET, siç ka dhënë  edhe Dalladaku.  

Image
Reshat Badallaj

Analisti politik Reshat Badallaj, tha për “Kosova Sot Online” se mjafton ky rast  që të dëshmohet se si çdo ditë e më shumë po dalin në shesh hajnit, krimet dhe dallaveret që kanë bërë bandat më kriminale, vagabondët dhe  banditët më të rrezikshëm të kanaleve të nëntokës kriminale dhe me këtë vetëm po vërtetohen akuzat dhe dyshimet që janë ngritur deri më tani edhe për Shpend Ahmetin.

 

 “Po dalin të gjitha ato që kemi thënë se ta marrim krye mafiozin e nënokes kriminale të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinën kur ra në dorën e hajnit dhe  të bandës serbiane Devolli, Shpend Ahmetin, që i mbeti emri Shpend hajni apo Shpend jahti dhe përse i mbeti ky emër nga populli. Ky mashtrues i bandës serbiane Devolli, pra Shpend Ahmeti, është edhe langua dhe shërbëtor e klanit më mefioz që 55 herë ja kalon asaj bandës  siciliane dhe kolumbiane që quhet "PRONTO”, Badallaj për Kosova Sot Online”.  Mirëpo gjërat mundë të jena akoma më serioze sipas Badallajt, derisa në video përmendet emri i Kadri Veselit. “Tani me arrestimin e këtyre krye banditëve çka po del !? A u përmend edhe emri i Kadri Veselit që i paska marr 200.000 euro, edhe pse që tani e dimë se ai  do të thotë që kjo është  shpifje, do të thotë shkoni ne prokurori, do ta ndjek penalisht dhe këso lloj  marrëzirash të zeza që askush nuk i beson më arsyetimet e  kësaj bande”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Krejt në fund,   Badallaj tha për “Kosova Sot Online”  se  "nëse asgjë tjetër nuk ndodhë pas publikimit të skandalit, së pakut populli po e mëson edhe një të vërtetë më shumë, po bindet se si janë bërë  vjedhjet dhe plaçkitjet, por që akoma askush nuk u  dënua nga këta hajna."

“Dhe tani vërtetë po bindet populli se nuk ka fuqi në Kosovë   që mundë të marr leje ndërtimi në Prishtinë po jua mbushur thasët me para këtyre krye banditëve”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”. Derisa lidhjet  mafioze janë të forta, ai thotë se nuk vepron as prokuroria por heshtet dhe mbyllë sytë para  lajmeve të tilla e që nuk do të dihet të sillej kështu. “Për të treguar veten prokuroria dhe për të shpëtuar sa më parë duhet të filloj me arrestime të krye banditëve të majave të shtetit sepse krye kriminelët dhe kryebanditët strehohen në majat e shtetit dhe askund tjetër”, ka thënë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)