“Presidenti Meta të shpërndajë parlamentin, nuk arrihet numri kushtetues prej 140 deoputetësh”

  • 23 May 2019 - 16:47
“Presidenti Meta të shpërndajë parlamentin, nuk arrihet numri kushtetues prej 140 deoputetësh”

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule kërkon që presidenti Ilir Meta të shpërndajë Parlamentin.

Në një postim në rrjetin social ai argumenton se “pavarësisht farsës së zëvendësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë”.

“Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij”, thekson ai.

Prej kohësh, që kur opozita dogji mandatet, Parlamenti është mbushur me deputetë të rinj të dalë nga listat e PD dhe LSI.

Numri u shtua dhe pas thirrjes së ambasadës amerikane për mbushjen e Parlamentit. Megjithatë deri tani numri i deputetëve në kuvend është 122.

(Kosova Sot Online)