Shteti është kapur nga kapot e krimit!

  • 23 May 2019 - 19:13
Shteti është kapur nga kapot e krimit!

Analistët politikë dhe njohës të çështjeve juridike vlerësojnë se shteti i Kosovës, është kapur nga kapot më të mëdhenj të krimit. Sipas tyre,kishim rastin konkret Klani “Pronto" 1 dhe 2, të cilat bënë bujë në opinion, megjithatë akterët asnjëherë nuk u dënuan.

Sipas tyre, mos hetimi ndaj tyre, tregon më së miri kapjen e pushtetit në vend në të gjitha hallkat, sidomos gjyqësorit dhe prokurorisë që janë nën kontrollin e drejtpërdrejt të politikës.

Image

Analisti politik Faik Krasniqi, për "Kosova Sot Online",thotë se "shumica e prokurorëve dhe gjykatësve janë emëruar nga kjo politikë mafioze, dhe është normale që nuk guxojnë të dalin kundër shefave të tyre".

"Politika dhe drejtësia në Kosovë prej fillimit kanë lidhur një pakt. Ne s'ju ngacmojmë juve, as ju mos na ngacmoni neve. Plani i tyre ka funksionuar. Prandaj nuk mund të presim që kjo drejtësi t'i fusë në burg, këta politikanë kriminelë, sepse prishet zinxhiri i mafias politike dhe parapolitike, ku janë të kapur të gjithë!", ka potencuar për "Kosova Sot Online", analisti Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)