Përgadituni, ky është moti për ditët në vijim

  • 23 May 2019 - 23:06
Përgadituni, ky është moti për ditët në vijim

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i mirë.

Të premten mund të ketë riga lokale shiu, ndërsa të shtunën do të jetë mot kryesisht me diell.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me reshje lokale shiu. Reshjet mund të jenë në formë rrebeshi ditën e premte, ndërsa të shtunën nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në raportin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online)