Denoncon Kapiti: Drejtësia Kosovare, avokati e politikës së inkriminuar!

  • 24 May 2019 - 07:47
Denoncon Kapiti: Drejtësia Kosovare, avokati e politikës së inkriminuar!

Kapja e thellë e sistemit të drejtësisë Kosovare nga politika, sipas analistëve të fushës, ekspertëve të drejtësisë, ka bërë që për vite të tëra që po mbeten pasi, të mos kemi drejtësi të pavarur, profesionale e funksionale, por një drejtësi të tërësisht në duart e politikës së inkriminuar dhe nëntokës kriminale, e cila e dirigjon këtë sistem se kur do të hapen raste, ndaj kujt, sa do te zgjasin hetimet nga prokurorët , si do të përfundojnë proceset gjyqësore nga gjyqtarët e si do të bëhen raportet nga policia.

Image
Skënder Kapiti

Këtë e thotë eksperti i fushës Skënder Kapiti. "Sistemi i drejtësisë në Kosovë do të jetë politik, në duart e politikës, derisa në Kosovë të jetë në krye të shtetit dhe të demokracisë kjo elitë e keqe ,e dëmshme dhe anti publike; e korruptuar dhe e kriminalizuar. Kjo drejtësi është zgjatim mbrojtës dhe avokati e politikës, e cila i ka përzgjedhur dhe emëruar politikisht gjyqtarët dhe prokuroret e sistemit të drejtësisë, ku si "vlera e standarde" janë meritokracia e injorancës, e servilizmit, e nepotizmo-krahinizmit , partizanizmit politik, korrupsioni dhe matrapazllëku” , tha Kapiti për “Kosova Sot Online”

Sipas ekspertit Skënder Kapiti, "është shqetësues fakti se si në Kosovë po I mbrojnë pikërisht prokurorët,gjyqtarët dhe policët pushtetarët e inkriminuar, dhe realisht po I amnistojnë nga çdo ndjekje apo gjykim që mund t’iu bëhet atyre, edhe pse janë të lidhur me krimin dhe politikën, dhe kjo gjendje do të vazhdon sipas Kapitit derisa nuk pastrohet e reformohet politike e cila ka ngulfatur gjithçka, sepse në një gjendje të tillë të kapjes së drejtësisë nga politika, sipas Kapitit, është e vdekur edhe kushtetuta".

“Në të tilla kushte Kushtetuta , shteti demokratik dhe ligjor janë asfiksuar nga korrupsioni dhe politika. Askush nga kupola politike dhe e drejtësisë nuk japin llogari, por vetëm sa përfitojnë prej shansit që atyre ua jep politika, pushteti politik dhe ai juridik”, theksoi Kapiti për “Kosova Sot Online “.

(Kosova Sot Online )