Ish-zëvendësministri i Brendshëm flet se kush tjetër është i përfshirë në “Aferën e Fajdeve”

  • 24 May 2019 - 19:30
Ish-zëvendësministri i Brendshëm flet se kush tjetër është i përfshirë në “Aferën e Fajdeve”

Ish-zëvendësministri i  Punëve të Brendshëme Nehat Mustafa ka folur për “Aferën e Fajdeve”. Ai në një status në Facebook ka thënë se kjo aferë është shansi i fundit për pastrimin e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë nga zyrtarët e inkriminuar në krimin e organizuar.

Mustafa tutje thotë se faktet po tregojnë se segmente të caktuara të sigurisë dhe drejtësisë kanë qenë shumë të fuqishëm brenda sistemit dhe të ndërlidhura deri në palcë me grupet kriminale.

“Insitucionet e kanë obligim ligjor që të të veprojnë e të bindin qytetarët se ndëshkimi do përfshijë të gjithë të pêrfshirët në krim. Tanimë nuk ka asnjë arsye për vonesë në këtë drejtin.dhe duhet vepruar sa me urgjentisht”.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

“Afera e fajdeve”, apo shansi i fundit për pastrimin e institucioneve të drejtësise dhe sigurisë nga zyrtarët e inkriminuar në krimin e organizuar Opinioni kosovar me shumë të drejtë është i shqetësuar nga përmasat e krimit të organziuar, të shpërfaquar disa herë në opinion, por të cilat kulmuan me rastin e fundit. “Afera e fajdeve” është dëshmia më e mirë e funksionimit disa vjeçar të grupeve të organizuara kriminale, sigurisht të ndërlidhura drejtpërdrejt me institucionet e sigurisë dhe drejtësië.

Faktet po flasin që segmente të caktuara të sigurisë dhe drejtësise kanë qenë shumë të fuqishëm brenda sistemit dhe të ndërlidhura deri në palcë me grupet kriminale, aq sa nuk kanë hezituar të veprojnë hapur në dobi të krimit , duke mos kursyer as personalitet me ndikim kur ata ishin apo janë në rolin e viktimës. Imagjinoni pastaj se cfarë ka ndodhur me qindra apo mijëra raste kur viktimat ishin qytetarë të rëndomtë.

“Afera e fajdeve” është mundësia më e mirë e pastrimit te institucioneve të sigurisë dhe drejtësise. Prapa çdo rasti korruptiv dhe të krimit të organizuar e të mbyllur jashtligjshëm , sigurisht që janë zyrtarèt e caktuar që me një hetim të thjeshtë arrihet deri te emrat e tyre. Pra, për secilin rast janë emrat e mbiemrat e hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë vepruar e vendosur në dobi të krimit e kriminelëve. Prandaj, institucionet tona më nuk mund ta përdorin asnjë alibi për këtë çështje. Insitucionet e kanë obligim ligjor që të të veprojnë e të bindin qytetarët se ndëshkimi do përfshijë të gjithë të pêrfshirët në krim. Tanimë nuk ka asnjë arsye për vonesë në këtë drejtin.dhe duhet vepruar sa me urgjentisht. Le të shërbejë “Afera e fajdeve” si një rast i mobilizimit të përgjithshëm institucional dhe qytetar për luftinin e krimit.

“Afera e fajdeve” mund të jetë shansi i fundit i pastrimit të institucioneve të sigurisë dhe drejtësise nga elementet kriminale. Çdo veprim ndryshe është bashkpjesëmarrje direkte apo indirekte në përkrahje të krimit të organizuar dhe korrupcionit.

(Kosova Sot Online)