Shpërthen Badallaj: Bandat mafioze më të rrezikshme se bandat siciliane e kolumbiane!

  • 25 May 2019 - 07:21
Shpërthen Badallaj: Bandat mafioze më të rrezikshme se bandat siciliane e kolumbiane!

Analisti politik Reshat Badallaj, duke analizuar raportet e ndryshme të matjes së opinionit publik për perceptimin që qytetarët kanë për politikën vendore, vlerëson se me të drejtë shihet një humbje e madhe e besimit në politikën tonë që po qeverisë me vendin, në të gjitha nivelet, sepse për 20 vite rresht kjo politikë si tërësi nuk diti të bëjë gjë tjetër veç zhvatjes së buxhetit, punësimit të militantëve e të familjarëve, si tregtohet me ndërmarrjet publike e me ato private, dhe akoma më keq ti forcon lidhjet mafioze dhe të pushton edhe institucionet e drejtësisë e të arsimit e çka jo tjetër.

Image
Reshat Badallaj-Zhuriani

“Pasqyra më e mirë e kësaj bande politike shihet hapur se si në nivelin qendror si në nivelin lokal është e kapur nga kriminelët me të tmerrshëm të nëntokës kriminale më të rrezikshme, jo vetëm në Kosovë por madje që prin në tërë Ballkanin dhe vepron mjerisht në vendin tonë qe plot 20 vjet. E keqja e kësaj gjendje është se kjo bandë dhe gjithnjë e më shumë po forcohet”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj thotë se "kriminelët, kryebanditët, krye hajnat, krye vagabondët, si i quan ai liderët e partive politike dhe vartësit e tyre të afërt, e kane kapur pushtetin dhe që nga pas lufta e deri më sot asgjë e të hairit nuk kanë bërë as për shtet dhe as për popull dhe këtë është i gatshëm ta dëshmoj si të tillë edhe në gjykatë po qe nevoja".

“Kur e them krye kriminelët dhe krye banditët e them me gjithë mend që të më hedhin në gjyq, a është e vërtetë kjo, prandaj me bindje të plotë e argumentoj se pikërisht këta krye kriminelë dhe këta krye vagabondë kanë punuar vetëm për veti, për interesa të tyre, kanë vjedhur sa kanë mundur, kanë plaçkitur shtetin dhe djersën e taksapaguesve”, ka pohuar Badallaj për “Kosova Sot Online”.

"Duke qenë kaq të korruptuara e të kriminalizuara, shumica e partive politike", Badallaj thotë se "nuk e meritojnë të emërtohen parti por vetëm banda, që ta dinë qytetari se me kë ka të bëjë".

“Kjo nuk është klasë politike, por këta janë banda mafioze më të rrezikshme se bandat siciliane e kolumbiane, këta janë klane me mafioze se klani i Zemunpoljes, këta janë mashtrues,rrenacak,hajna që i turren Kosovës si llavë ujqish dhe e bëjnë copë-copë dhe të gjithë pasurinë e fshehin nëpër bankat e huaja. Dhe këtë konstatim timin sa e sa herë e kanë thënë edhe ambasadori amerikan,anglez dhe shume faktor ndërkombëtar, që habiten se si nuk burgosen krye hajnat më të rrezikshëm të Evropës që veprojnë dhe e kanë kapur shtetin”, është shprehur Badallaj për “Kosova Sot Online” .

"Se sa janë mashtrues të pa skrupull këta politikan të inkriminuar", Badallaj thotë se "duhet të jua kujtojmë e mbajmë ndër mend premtimet e tyre të famshme elektorale kur gënjenin se do të punësojnë dikush 500 mijë, dikush 250 mijë , e dikush ishte pak më racional dhe premtonte nga një anëtarë të secilës familje".

“Pra këta janë krye kriminelët, këta janë krye banditët dhe krye hajnat”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )