E thotë Guraziu: PDK-ja po defaktorizohet akoma më shumë

  • 25 May 2019 - 07:30
E thotë Guraziu: PDK-ja po defaktorizohet akoma më shumë

Analisti politik Ragip Guraziu vlerëson se janë të kota të gjitha përpjekjet e Kadri Veselit, që më fjalë të mëdha e slogane mashtruese të provon që ta mbaj gjallë PDK-në, e cila fiaskon e madhe, kryesore e pësoi në zgjedhje e fundit parlamentare, dhe tani lëvizjet e saj janë duke shkuar drejtë humbjes së radhës, sepse reforma e Kadri Veselit ka dështuar.

Image
Ragip Guraziu

“Tani më ashiqare shihen edhe përpjekjet për t'i shpëtuar një pjesë të ish-komandantëve,themelues të luftës,duke e ruajtur një imunitet të tyre politik duke garuar nëpër degë të PDK-së,për konkurruar për një vend kryetar komune për të shpëtuar nga akuzat si të dyshuar për krime lufte por edhe kjo nuk do të mundë të arrihet. Prandaj po shihet ashiqare që slogani I ri I PDK-së së Kadri Veselit, “Dekada e Re”, është slogan inercioni që tregon depresion të kësaj partie politike dhe dëshmi se Veseli ka dështuar ta reformoi PDK prej se është zgjedhur në krye të saj, prandaj zgjidhja është që urgjentisht PDK-ja duhet që PDK të shkoj në opozitë", tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, edhe disa figura komandantësh që po përpiqen të qëndrojnë akoma në PDK, që dikur ishin themelues të kësaj partie të krahut luftës, e që një pjesë e tyre janë të dyshuar për krime lufte ose të intervistuar nga gjykata speciale, nuk mund ta ruajnë PDK-në nga trendi i humbjes së besimit në elektorat.

“Eshtë e kotë ajo përpjekje që ta ruajnë stabilitetin në parti dhe ta fitojnë edhe ata një imunitet të tyre politikë duke garuar nëpër degë të PDK-së dhe për t`u bërë kryetar komunash.

Gjithçka është e kotë sepse dështimet kanë arritur kulmin, derisa dihet që Kadri Veseli , realisht edhe sa ka qenë në SHIK, ka qenë bashkë kryetar në hije I PDK-së, dhe tani nuk po mundet ta udhëheq PDK-në vetë, por tërësisht i ndikuar nga Hashim Thaçi, por “babai” i PDK-së po kollitet ende dhe e ka përvetësuar si pronën e tij, kështu që ky subjekt politik po de faktorizohet akoma më shumë duke u ndarë në dysh”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )