Reagon Aliu: Politikanët kosovarë, bashkë aksionar në KAZINO-t që shpërlanë milionat e krimit

  • 25 May 2019 - 07:37
Reagon Aliu: Politikanët kosovarë, bashkë aksionar në KAZINO-t që shpërlanë milionat e krimit

Edhe pse Qeveria e Kosovës, ka vendosur që me ligj ta bëjë ndalesën e lojërave të fatit- Kazinove, analistët politik vlerësojnë se përfituesit më të mëdhenj nga këto biznese zhvatëse të parasë së qytetarit kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten njerëzit e politikës, prandaj ato u lejuan ashtu të veprojnë të pa licencuara.

Një pohim të tillë e ka bërë për "Kosova Sot Online", analisti Bislim Aliu.

Image
Bislim Aliu

”Një nga veprimtaritë më të dëmshme biznesore që kanë mundur t`i sjellin dhe instalojnë në shtetin tonë të ri e të varfër, këta njerëz të politikës në pushtet, në tre mandatet e kaluar, kanë qenë lojërat e fatit dhe kazinot. Përheq që na e kanë varfëruar qytetarin, na e kanë deformuar dhe çoroditur edhe një masë të madhe të rinisë sonë të pa punë, të cilët nga lakmia për të fituar, janë bërë humbësit më të mëdhenj duke krijuar vartësi ndaj këtyre lojërave të ndyta”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt që edhe tolerimi për të punuar kohë të gjatë pa licenca, ka qenë pasojë e së vërtetës, që bashkë aksionar në këto biznese kanë qenë të fortët e politikës.

“Me të vërtetë është e pafalshme, se si funksionuan kazinotë në Kosovë për gati 20 vite, tërësisht të palicencuara dhe pronarët e tyre u bënë milioner në kurriz të qytetarëve të varfër. Jam i sigurt që duke qenë bashkë aksionar në kazino dhe forma tjera të lojërave të fatit, njerëzit e politikës, ata i kanë lejuar, që të veprojnë në atë mënyrë të pa kontrolluar dhe i kishim si të tilla në çdo lagje qyteti e në çdo qoshe, si kërpudhat pas shiut.

Ato i mbyllën me vendim e ligj të qeverisë, por dëmi nuk mundë të kompensohet, madje as nuk mundë të paramendohet se sa janë shumat e parave që janë shpërlarë në këto kazino në Kosovë për 20 vite rresht dhe pa u ndalur fare”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )