Drenicasit ia thyejnë gishtin një zyrtari

  • 25 May 2019 - 10:29
Drenicasit ia thyejnë gishtin një zyrtari

Tre persona dje ka sulmuar një zyrtar në Skenderaj, duke i shkaktuar frakturë në gisht dhe e kanë kanosur me armë.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima është pranuar në tretman dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

382082

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se tre  të dyshuar meshkuj K-Shqiptar e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar frakturë në gisht  dhe e kanë kanosur me armë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në raport. 

(Kosova Sot Online)