Lipjan / Filmohet rrahja dhe reagimi i policisë së Kosovës

  • 25 May 2019 - 11:56
Lipjan / Filmohet rrahja dhe reagimi i policisë së Kosovës

Një djalë i përfshirë në një rrahje me një tjetër djalë në Lipjan, është ndaluar nga policia të cilët e neutralizojnë situatën.

KALLXO.com ka siguruar video të datës 22 maj, ku shihet se në oborr të një shitoreje, një djalë fillon ta grushtojë një djalë tjetër.

Me të parë policinë afër, sulmuesi mundohet të largohet por shpejt ndalet nga policia.

Dy zyrtarë policorë e kapin dhe e shtrijnë për tokë , duke e goditur herë pas here me shuplaka e grushta.

Më pas atij i vihet prangat duke e mbështetur për veturën e policisë.