Denoncon Badallaj: Shpend Jahti i merr thasët e mbushur me para korrupsioni! 

  • 26 May 2019 - 08:02
 Denoncon Badallaj: Shpend Jahti i merr thasët e mbushur me para korrupsioni! 

Lidhur me  anketën e fundit,  të publikuar nga instituti Riinvest, e sipas të cilës  konstatohet se 2/3 e bizneseve mendojnë se nuk mund kryejnë punë pa dhënë ryshfet, kurse gati gjysma e bizneseve deklarohen se nuk mund të zhvillohen pa korrupsion, analisti Reshat Badallaj thotë se komuna e Prishtinës prin për ngufatje të bizneseve dhe korrupsion me lejet e ndërtimeve.

Image
Reshat Badallaj

Sipas Badallajt, jo vetëm në këtë anketë të fundit, por tashmë çdo qytetar i thjeshtë po e di se Kosova është në duart  bandave  dhe drejtohet nga bandat më të rrezikshme në tërë Ballkanin,  sepse çdo gjë është  nën kontrollin e tyre. 

“Nuk mundë të marrësh asnjë tender, nuk mund të punësohesh askund në Kosovë pa ju dhënë ryshfet këtyre kryebanditëve që e sakatosën shtetin dhe e shkatërruan deri në palcë. Të marrim shembullin e Prishtinës, se si këta kryebanditë dhe krye hajna të prirë nga Shpend hajni se çfarë masakre  të pa parë bënë me lejet ndërtimore, shitje tokash në zemër të saj,dallavere,hajni me pluhur qumështi, bashkëpunim me bandat kancerogjene që metastaza e e tyre e ka përfshi tërë trupin e Kosovës dhe kudo ku flitej shqip, fjala është për bandat serbe-çetnike, pra të quajtur banda Devolli dhe Klani Pronto, Me koka në  përgjithësi nga Peja dhe jo vetëm”, tha Badallaj për “Kosova sot Online “.

Sipas Badallajt, "kur bëhet fjalë për Prishtinën, të  gjithëve  në këto lojëra të pista dhe hajdute  ju prin “bajraktari” Shpend jahti".

“Pra i bënë  të gjitha të zezat,  dhe ryshfetin,  me para, të mbushura me thasë i merre pa frikë dhe pastaj i ndanë me ata këlyshët që i ka rrotull , e frikë nuk kanë se nuk i trazon askush”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.  Ai mendon se sikur këto gjëra të ndodhin në një vend tjetër, ku sado pak funksionon shteti i së drejtës, do të ishte më ndryshe sepse këto grupe kriminale do të  kapeshin dhe  lidheshin në pranga pa tjetër.

“Mirëpo kjo te ne po tolerohet kështu... kush e di ndoshta janë të kapur bashkërisht në vallen e hajnisë dhe i mbyllin sytë dhe gojën. Kush e di? Sepse po të kishte prokurori dhe gjykata që i obligon ligji e kushtetuta,  do të  ishte më ndryshe,  që këto banda mafioze nuk bënë gjë që nga pas lufta e deri sot përveç  krimit ë korrupsionit”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online “.

 

"E për të qenë  të sigurta dhe të pa prekshme këto banda mafioze", sipas Badallajt, "aty në mesin e tyre po del të jetë veprues edhe  personaliteti i ish kreut të SHIK-ut, Kadri Veselit".

 “Përpos që lakohet emri i Kadri Topuzit, më duket që dikush e quan Kadri Veseli, ky shihet edhe në foto të mëhershme,  dhe se pra dihet që  ky ka miqësi me këta banditë  qe moti. Pra, ky topuz me uthull duhet të tregoj vetëm se si dhe se sa e kanë ndarë pazarin dhe t´lë anash,  si thonë në Gjakovë muhalifet, sepse nuk ka shqiptar që i beson më”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online” .

Edhe këto raste, sipas analistit  Badallaj,  "po tregojnë se  institucionet e drejtësisë janë vetëm në letër sepse ndryshe nuk do të kishte vend tjetër , shtet në të cilin, kur dëgjohen video incizimet e tilla,  që nga viti 2013, për veprimin e kësaj bande  nuk do të shpëtonte askush pa u burgosur, por kjo nuk po ndodhë te ne, po ndodhë në mënyrë selektive".

(Kosova Sot Online)