E zbardh Qarri: Tërmet serioz në strukturat e ish -SHIK-ut

  • 26 May 2019 - 14:58
E zbardh Qarri: Tërmet serioz në strukturat e ish -SHIK-ut

Pas kërcënimeve të së premtes me bomba në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë e Kosovës, dhe deklarimit të presidentit Thaçi në mbrojtje të Kadri Veselit, si krejtësisht i pa fajshëm, dhe pa hise në këtë skandal, sipas analistit Gani Qarri, "për skandalin e fajdeve tani më kanë filluar të paralajmërohen edhe likuidime fizike sepse po shihet ashiqare që ka një tërmet serioz në strukturat e ish SHIK-ut"."

Image
Gani Qarri

Dihet botërisht se fajdetë kanë ekzistuar, jo si akte të njerëzve të izoluar por si sistem me veprim të hapur të grupeve të organizuara kudo në Kosovë, për çka sot në disa burgje të vendit ka fajdexhinj të burgosur. Ky sistem i haraçit, jo vetëm se nuk ka mundur të ekzistojë në asnjë mënyrë, por as të funksionojë lirshëm, pa dijeninë e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, për lejimin e të cilit, grupet e fajdexhinjve me siguri edhe kanë pasur obligim që pjesën më të mirë të fitimit t`ua deponojnë vet krerëve kryesor të politikës dhe pushtetit si Thaçi e Veseli & Co”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ndaj sot jemi dëshmitar se si hajni mbron hajnin, në fillim-tetorin e vitit të kaluar këshilltarët e Kadri Veselit dilnin në mbrojtje të Thaçit dhe kundër rezolutës së paraqitur në Kuvend nga opozita për ndalimin me ligj të çmendurive të kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës, ndërsa vet Thaçi, tani del në mbrojtje të Kadri Veselit, duke paralajmëruar drejtësinë, që medoemos ta nxjerrë të pafajshëm të parin e PDK-s, i cili nuk është i pari as i fundit, në këtë parti, të mbushur me pjesëtarë të njohur për plot veprime antiligjore”, tha analisti Gani Qarri për “Kosova Sot Online”

Madje Qarri thotë se "gati paralelisht me daljen e Thaçit në mbrojtje të Kadri Veselit për skandalin e fajdeve dhe videon e publikuar ditë më parë ku përfshihet edhe emri i Veselit, duke deklaruar se përmendja e emrit të kreut të Kuvendit për përfshirje në këtë skandal,qenka maskarallëk kurse Veseli viktimë e këtij maskarallëku,por jo fajdet si fenomen, sikur detyroi që menjëherë edhe nga prokuroria e kapur, të "vërtetojnë" se kinse Veseli, njëmend nuk ka të bëjë asgjë me rastin".

“Për aq më tepër deklarimet e Thaçit se madje ai qenka edhe i tmerruar, jo me korrupsionin, as me krimin e organizuar dhe fajdetë e sponsorizuara nga vet këta pushtetarë të kriminalizuar, por pse në video guxojnë të përmenden edhe emrat kapove, ky është edhe një paralajmërim direkt ndaj prokurorisë që të mos merret me peshqit e "mëdhenj" si Hashim Thaçi e Kadri Veselin me shokë, ndërhyrje e cila flet hapur për nivelin katastrofik të kapjes së institucioneve të drejtësisë nga strukturat e SHIK-ut dhe kriminelët në pushtet”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online “ .

(Kosova Sot Online )