Shpërthen Krasniqi: Hashim Thaçit nuk i besohet për asgjë. Gënjeshtar dhe mashtrues!

  • 26 May 2019 - 17:19
Shpërthen Krasniqi: Hashim Thaçit nuk i besohet për asgjë. Gënjeshtar dhe mashtrues!

Dikur i përqeshte për kauzën e Bashkimit Kombëtar, gjersa sot Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ua ka përvetësuar idenë Lëvizjes Vetëvendosje, thonë analistët. Të shtunën, ai ka thënë se në një të ardhme të afërt të dy shtetet do të jetojnë bashkë.

“Ju keni qenë bashkërisht me në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosove dhe Shqipëri”, ka thënë Presidenti i Kosovës në një ceremoni të mbajtur në Has të Shqipërisë.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këto deklarata, analisti politk Faik Krasniqi, për gazetën “Kosova Sot Online”, thotë se “si mund t'i besohet një njeriu që i ndërron fjalët çdo pesë minuta. Në mëngjes del me një deklaratë, në drekë me një deklaratë tjetër, kurse në darkë me një deklaratë krejtësisht tjetër nga deklaratat e mëngjesit dhe drekës”.

“Hashim Thaçit nuk i besohet për asgjë. Gënjeshtar dhe mashtrues. Si mund t'i besohet një njeriu që i ndërron fjalët çdo pesë minuta. Në mëngjes del me një deklaratë, në drekë me një deklaratë tjetër, kurse në darkë me një deklaratë krejtësisht tjetër nga deklaratat e mëngjesit dhe drekës. Herë flet për shkëmbim territori, herë për korigjim të kufinjëve, dhe tash thotë se Lugina e Preshevës do t'i bashkohet Kosovës pa i dhënë Serbisë asnjë milimetër territor të Kosovës. Utopi. Ky njeri e ka humbur busullën. Të gjitha këto deklarata kontraverse, është duke i bërë për shkak se ideja e tij për ndarjen e Kosovës nuk i ndezi, dhe mundohet që me deklarata populliste të mbetet në qendër të vëmendjës. Mjerë ata që akoma i besojnë gënjeshtrave të tij!”, ka përfunduar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)