Gjermania i paralajmëron çifutët që të mos i veshin kapelet me shenja fetare
Një zyrtar i lartë në Gjermani ka paralajmëruar komunitetin çifutë të vendit të tij të shtundën që të mos veshin kapelet e tyre tradicionale në hapësira publike pas një rritje në krime të urrejtjes.
Komisioneri Felix Kelin ishte duke u drejtuar rritjes së krimeve atni semitike në gjithë vendin dhe tha për media gjermane mendimin e tij për kapelet. Kapela që ndryshe quhet jarmulak apo kippah është traditë e çifutëve në mbarë botën.
“Nuk mund të ua rekomandoj çifutëve se veshja e këtyre kapelave në çdo kohë është njejtë në gjithë Gjermaninë”, tha Klein.
Statistikat e qeverisë të publikuara më herët këtë muaj tregojnë që numri i incidenteve anti semitike dhe atyre kundër të huajve janë rritur ndjeshëm në Gjermani. Sulmet ndaj çifutëve në gjermani janë rritur me 10% nga 2017 deri në 2018.
Presidenti i Izrealit that ë dielën që ishte i shokuar nga komenti i zyrtarit gjerman.
“Deklarata e qeverisë gjermane që nuk preferohet të mbahet një kapele çifute në Gjermani nga frika për sigurinë e tyre, më ka shokuar”, tha Reuven Rivlin, presidenti i Izrealit.
(Kosova Sot Online)