Kelmendi kundër Thaçit:Me kërkesën për bashkim hapet plani serbomadh për ndarjen e Kosovës!

  • 28 May 2019 - 13:25
Kelmendi kundër Thaçit:Me kërkesën për bashkim hapet plani serbomadh për ndarjen e Kosovës!

“ Thaçi është autori i shumë veprimeve të dëmshme për këtë vend. Ky e shkatërroi UÇK-në, krijoi komuna serbe me nga 100 banorë e me kompetenca të larta, e vuri shtetin nën thonjëza dhe e ndau…” tha Prof. Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”

 

Ideja e lansuar së fundi nga Presidenti Thaçi për Bashkimin Kosovë -Shqipëri, madje duke kërkuar që kjo të formatizohet edhe me miratimin e deklaratave nga të dyja parlamentet, I Kosovës dhe i Shqipërisë, nuk i duket e realizueshme as Profesorit Universitar Muhamet Kelmendi, edhe pse Kelmendi është një ithtar i kamotshëm i bashkimit të kombit, por në këtë rast, i duket që ideja dhe projekti vjen nga një njeri që vazhdimisht e ka bërë të kundërtën.

 

Image

 

Prof. Muhamet Kelmendi tha për “Kosova Sot Online” se “në fushën politiko- juridike, mbi bashkimin e kombit të ndarë padrejtësisht dhe ne kundërshtim me vullnetin e tij janë dy teori mbi mënyrën e realizimit të kësaj çështjeje kombëtare.
E para sipas tij është e drejta e vetëvendosjes së kombit me referendum plebishitar mbi të ardhmen, duke paraqitur alternativat, deri te bashkimi kombëtar dhe së dyti, është nxjerrja e vendimit të dy a më shumë kuvendeve të shteteve, sikundër bëri Gjermania në vitin 1989/90 kur u bashkuan në një shtet”. Këto dy forma janë ligjore sipas Kelmendit. Mirëpo edhe pse si ide parimore është e drejtë kjo kërkesë ai nuk e sheh si serioze të qëndrueshme dhe realizueshme nga presidenti aktual prandaj edhe shtron pyetjen se : a mund të besohet te forma e paraqitur e z. Thaçi?" Dhe përgjigja që jep Kelmendi i del krejtësisht negative.

 

“Parimisht është e drejtë mënyra dhe forma e paraqitur, derisa si mjet i z. Thaçi për të realizuar është krejtësisht diçka tjetër. Unë kam dëshirë që në të vërtetë të kemi një evoluim të z. Thaçi në fushën e tillë. të kemi pra një person që punon për bashkimin kombëtar, por kjo kështu nuk shkon. Z. Thaçi e din se çka ka bërë deri tash me shtetin dhe me kombin. Çdo njëri është dëshmitar i lulëzimit të 1 mije teorive të tij mbi territorin, mbi shtetin dhe mbi kombin. Ai ka manovruar me këto çështje deri në shkatërrimin e tërësisë territoriale, të sovranitetit të shtetit dhe të ngushtimit të pushtetit qendror. Loja e z. Thaçi është e duar duarshme. Z. Thaçi është autori i shumë veprimeve të dëmshme për këtë vend. Ky e shkatërroi UCK-në, krijoj komuna serbe me nga 100 banorë e me kompetenca të larta, e vuri shtetin nën thonjëza dhe e ndau në bashkëpunim me ushtrinë franceze veriun nga Kosova duke lejuar spastrimin e asaj pjese nga shqiptarët”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online” duke ia faturuar Thaçit të gjitha këto të këqija që i ndodhën vendit e që mbajnë vulën dhe autorësinë e tij.

“Njëherë ishte për shkëmbim të territoreve. Evoluoi dhe kërkoi korrigjim dhe në fund doli për bashkim të Luginës me Kosovën pa humbur shteti ynë asnjë centimetër”, ka rikujtuar Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Tani edhe sipas Kelmendit në këto rrethana të reja, hapja e kësaj teme gjithsesi shkon në favor të Serbisë prandaj këtë e bënë pikërisht Hashim Thaçi.

 

“ Mendoj se me këtë kërkesë hapet dhe zhvillohet plani serbomadh për ndarjen e Kosovës dhe hiqet e drejta që Kosova të thotë vetë fjalën e vetë përfundimtare.
Ndoshta ka edhe shumë shkaqe tjera. Ato i takojnë atij që ti tregon. Por, bashkim me Kosovë të cunguar, pa Ujman, pa Mitrovicë, pa Trepçë dhe me ex territore serbe nuk ka”, tha Thënë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

 

( Kosova Sot Online)