Rakiq serbëve: Mos bini pre e provokimeve të gatuara nga kuzhinat e perëndimit

  • 29 May 2019 - 13:01
Rakiq serbëve: Mos bini pre e provokimeve të gatuara nga kuzhinat e perëndimit

Qytetarët e nacionalitetit serb që jetojnë në veri të territorit të Republikës së Kosovës, janë grumbulluar sot për të protestuar si shenj revolte ndaj aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në veri, që përfundoi me arrestimin e disa personave të dyshuar për kontrabandë e vepra të tjera.

E në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka ftuar qytetarët e asaj pjesë që të ruajnë qetësinë, dhe të mos bien pre e provokimeve.

“Mos bini pre e provokimeve të gatuara në kuzhinat e perëndimit”, ka thënë Rakiq, shkruan tanjug.

Ai ka thënë se serbët kërkojnë liri dhe mbrojtje nga ata që po përpiqen të bëjnë gjithçka për të përfituar pikë politike për vete.

“Ata po na kërkojnë neve të negociojmë, me ata që po na uzurpojnë e thyejnë. Nëse ata dëshirojnë të mbrojnë veten nga krimi, le të fillojnë së pari nga oborri i tyre’, ka thënë ai.

Ndërkohë anëtari tjetër i Listës Serbe, Simiq, ka thënë se me aksionin e djeshëm në veri, autoritetet kosovare vetëm kanë dashur që të frikësojnë serbët që jetojnë në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)