Një ‘bombë’ e mistershme në Londër, rezulton të jetë diçka e ‘bukur’

  • 29 May 2019 - 13:34
Një ‘bombë’ e mistershme në Londër, rezulton të jetë diçka e ‘bukur’

Edhe sot, pothuajse 75 vjet pas përfundimit të luftës, nuk është e pazakontë që ndërtuesit të gërmojnë themelet dhe të gjejnë ende elemente që kujtojnë kampin famëkeq Blitz.

Pra, nuk është aspak e pazakontë që në breg pranë Wapping, është gjendur një bombë e pashpërthyer dhe për të cilën është njoftuar menjëherë policia.

Policia pas verifikimeve shpjegoi se bëhej fjalë për një objekt aspak të rrezikshëm, shkruan sot, Daily Star. 

Policia njoftoi se: “Zyrtarët u thirrën në Wapping për të hetuar këtë pajisje të pa shpërthyer që kishte dalë në breg. Për fat të mirë, pas inspektimit më të afërt, rezultoi se bëhej fjalë vetëm për një zbukurim gjigant të pemës së Krishtlindjeve”!

Është ende e vlefshme të kujtojmë se lodrat dhe stolitë plastike mund të marrin qindra vjet për t’u prishur dhe të shkaktojnë dëme të pallogaritshme për kafshët e egra, por të paktën londinezët nuk ishin në rrezik të hidheshin në erë nga ndonjë bombë e luftërave botërore ende e pashpërthyer.

Objekti më i rrezikshëm në Thames mbetet (SS Richard Montgomery), një anije amerikane ‘Liberty’ e cila u mbyt pranë Sheerness në vitin 1944, dhe që mbante 1.400 ton eksploziv të rrezikshmërisë së lartë.

Një hetim i vitit 2004 nga revista New Scientist, bazuar në dokumentet qeveritare të lëshuara kohët e fundit, zbuloi se ngarkesa ishte akoma potencialisht vdekjeprurëse dhe mund të shpërthente nga një përplasje, një sulm i qëllimshëm apo edhe zhvendosja e ngarkesës nga valët e detit.

(Kosova Sot Online)