Mos iu gëzoni motit as gjatë ditëve në vazhdim, priten shtrëngata…

  • 30 maj 2019 - 08:40
Mos iu gëzoni motit as gjatë ditëve në vazhdim, priten shtrëngata…

Siç parashikojnë meterologët, sot do ketë intervale më të gjata me diell. Në fundjavë më freskët dhe me shi

Fushat e presionit të ulët që depërtuan mbi rajon ditëve të fundit, do të mbeten të bllokuara edhe ditëve në vijim, që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm, të ndryshueshëm e kohëpaskohe me shi.

Nga fundjava priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi, që në nivel lokal mund të sjellin reshje më intenzive.

Ndërkohë nga dita e premte, nga Europa qëndrore, do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore, që do të zbresin temperaturat nën vlera mesatare.

30.05 – Kryesisht me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

31.05 – Më ftohtë. Kryesisht vranët. Herët në mëngjes dhe pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu.

1.06-2.06 – Në fundjavë freskët dhe kryesisht me vransira. Të shtunën pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Ditën e diel, shtrëngata me shi parashihen që nga orët e paradites. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.

3.06 – Kryesisht vranët, kohëpaskohe me shi. DItën priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 9C deri në 11C, ndërsa ato maksimale nga 22 do të zbresin në 17C, ditën e premte.

Të enjten do të fryj erë e lehtë nga jugperëndimi 3-4m/s. Nga dita e premte do të fryj erë mesatare nga verilindja 5-7m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë, por më pas pritet të zbres rreth vlerave normale.