Zyrtari rus i UNMIK-ut niset për në Spitalin e Beogradit

  • 30 May 2019 - 15:33
Zyrtari rus i UNMIK-ut niset për në Spitalin e Beogradit

Zyrtari rus i UNMIK-ut, Mikhail Krasnochenkov, që është arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, nga spitali i Mitrovicës, është nisur sot rreth orës 13:00 për në Beograd.

Krasnozchenkov bashkë me një ambulancë të UNMIK-ut i shoqëruar nga një ekip mjekësor dhe nga pjesë e stafit të organizatës ndërkombëtare, janë nisur rrugës për në Beograd, shkruan ‘tanjug’.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, zyrtari rus i UNMIK-ut, kishte tentuar që të pengonte ata për të kryer aksionin, duke vendosur makinën e tij zyrtare si barrikadë.

Për ndalimin e këtij zyrtari kanë reaguar ashpër nga UNMIK-u, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm e duke thënë se për çfarëdo lëndimi të zyrtarëve do të ketë reagime prej më të ashprave.

Megjithatë zv.ministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, në një reagim të bërë sot në profilin e tij zyrtar, ka bërë publike disa detaje për zyrtarin rus të UNMIK-ut, duke thënë se ai ka shërbyer në ushtrinë ruse, si dhe në Shërbimin e Inteligjencës ruse.

(Kosova Sot Online)