Mjekja kosovare e korit kryeministren serbe

  • 30 May 2019 - 16:19
Mjekja kosovare e korit kryeministren serbe

Gjatë ditës së djeshme kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në një konferencë shtypi të mbajtur në Beograd për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ofendoi rëndë kosovarët duke thënë “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali”

Reagime të menjëhershme kanë ardhur nga Prishtina, ku ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli deklaroi se ia ka ndaluar hyrjen në Kosovës Brnabiqit. Ndërsa sot ka ardhur edhe një reagim tjetër i ashpër nga fusha akademike e mjekësisë.

Gjinekologia Dr. Drita Kabashi, ka bërë një postim në Facebook ku ka treguar notat e saj gjatë studimeve në Beograd. Ajo ka thënë se ka qenë gjithmonë e para në konkurrencë me kolegët e saj serbë dhe se është e gatshme t’i sfidojë edhe sot për çështje të mjekësisë.

Postimi i plotë i Kabashit:

Kryeministrja e Serbies i paska thene shefes se delegacionit te BE se Kosovaret “vijn nga mali”

Me erdhi shume keq dhe po me vie edhe me keq, qe me duhet tani une ti tregoj Kryeministres disa nga Notat 10-she te mijat gjat studimeve ne Beograd,bile ti them edhe ketë se sa her jemi pyetur bashk me Qytetaret e saja gjithmon kam marr une qe vija nga mali noten me te lart..

Edhe sot, gjithmon me keqardhje, lirisht mund te nisem nga mali dhe te vij znj.Kryeministre ne qdo qytet tendin te ballafaqohem me qdo Gjinekolog ne Serbi e ta shofim cili po merr Noten me te lart..

Dr.med Drita Kabashi-Llugaxhija

(Kosova Sot Online)