Berisha: 200 vrasje të anëtarëve të LDK’së pas lufte, dosjet e mbajnë peng Hashim Thaçin

  • 30 May 2019 - 22:28
Berisha: 200 vrasje të anëtarëve të LDK’së pas lufte, dosjet e mbajnë peng Hashim Thaçin

Deklarata dhe akuza e fortë ndaj Presidentit të Kosovës, është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha në emisionin “Pressing” .

Berisha ka thënë se Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt, që të akuzuarin kryesor e ka Presidentin Hashim Thaci.

“Baza e ngritjes ka qenë raporti i Dick Marty. Unë si kryeministër në atë kohë e denoncova raportin në OKB, në KE dhe kudo. Argati deklaroi se do e hidhte në gjyq, që nuk ndodhi kurrë. Raporti i Dick Marty kishte bazë raportin e Vukcevic, prokuror special të Beogradit. Prapë së prapë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ne duam hetimin”, ka thënë Berisha.

“Është fakt që mbi 200 zyrtarë të LDK’së janë vrarë pas lufte, pasi ka hyrë NATO”, ka thënë Berisha.

“200 dosje për 200 anëtarë të LDK të vrarë për arsye politike pas lufte. Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit”

“Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit.”-deklaroi Berisha

“Autoritetet ndërkombëtare na kanë kërkuar të ngrihet Tribunali Special. Iu thashë hetoni në të gjithë Shqipërinë, do tju ndihmojmë. Të njëjtën gjë bëri edhe Thaçi. Natyrisht, do të ishte gjëja më e domosdoshme, të insistonte pala e interesuar që aty mos kishte diskriminim etnik. Para dy vitesh u deklarua se nuk do të ketë, por nuk mund të mohojë se krimet ndaj shqiptarëve (pas lufte) kanë qenë një nga drejtimet e kësaj gjykate”, ka sthuar ai.

(Kosova Sot Online)