Thaçi refuzon t’i përgjigjet gazetarit që i thotë se i ka luftuar serbët nga Tirana

  • 30 May 2019 - 22:55
Thaçi refuzon t’i përgjigjet gazetarit që i thotë se i ka luftuar serbët nga Tirana

 

Përderisa gazetari i RTK-së, Nebih Maxhuni, kishte shpërfaqur kohë më parë ndërhyrjet e presidentit Thaçi në institucionin e RTK-së, sonte presidenti ka refuzuar t’i përgjigjet një gazetari nga Shqipëria pasi nuk i kishte pëlqyer pyetja e tij.

Në një debat televiziv, në të cilin Thaçi ishte i ftuar, ai ka refuzuar të përgjigjet në një nga pyetjet e gazetarëve.

Çim Peka, gazetar nga Shqipëria ka komentuar konfliktin e Thaçit me Berishën. “Ashtu siç i luftove serbët nga villa 31 e Enver Hoxhës në Tiranë, ashtu po i lufton edhe Berishët me gazetarët e fragajt nga ABC”, ishte komenti i Pekës.

Presidenti Thaçi duke u qeshur ka thënë se nuk e njeh këtë gazetar dhe nuk i është përgjigjur.

“Kush është ky, për herë të parë po ndëgjoj”, ishte reagimi i presidentit Thaçi. E gazetari i RTK-së, Nebih Maxhuni kishte pretenduar se presidenti Thaçi kishte tentuar të ndikojë në përpilimin e pyetjeve në një emision të këtij televizioni ku presidenti ishte ftuar..

(Kosova Sot Online)