Policia jep detaje nga aksidenti në Vushtrri, ku mbeten të lënduar katër persona

  • 31 May 2019 - 09:16
Policia jep detaje nga aksidenti në Vushtrri, ku mbeten të lënduar katër persona

Katër persona kanë marr lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30 në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, përkatësisht në hyrje të Vushtrrisë.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e  Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në mes të tre veturave, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësorë.

“Nga aksidenti i cili ka ndodhur mbrëmë kanë marr lëndime trupore katër persona, të cilët pas marrjes së trajtimit mjekësorë janë liruar nëpër shtëpi”, ka thënë Zahiti.

(Kosova Sot Online)