Kjo është përgjigja e shkurtër e Haradinajt për akuzat e Brnabiqit

  • 31 May 2019 - 13:58
Kjo është përgjigja e shkurtër e Haradinajt për akuzat e Brnabiqit

Kryeministri Ramush Haradinaj është pyetur nga mediet për deklaratat e kryeministres serbe Ana Brnabiq, por ai nuk ka dashur të komentojë këto deklarata.

“Nuk kam koment”, iu është përgjigjur kryeministri mediave. Ana Brnabiq, tha se në Kosovë ka zyrtarë shtetërorë “që vërtet kanë dalë prej malit”.

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, duke konsideruar se secila retorikë që është fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara.

Për deklaratat e Bërnabiqit gjatë ditës ka pasur reagime të shumta nga krerët e institucioneve në Kosovë. MPJ ka thënë se s’do t’i lejojë hyrjen në Kosovë Brnabiqit teksa vazhdon me gjuhë të tillë.

Brnabiq i ka bërë këto komente në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi..

(Kosova Sot Online)