Vajza që lindi shtatë fëmijë nga dhuna e babait gjen dashurinë pas 24 vjetësh ngujim

  • 01 June 2019 - 15:41
Vajza që lindi shtatë fëmijë nga dhuna e babait gjen dashurinë pas 24 vjetësh ngujim

Pas 24 vjetëve të kaluar e ngujuar në bodrum, vajza e dhunuesit Josef Fritzl tashmë ka krijuar jetë të re dhe e ka gjetur dashurinë e saj. Fritzl e mbajti të ngujuar vajzën e tij nga mosha 18 deri 42 vjeçare. Gjatë kësaj kohe, ai e dhunoi atë seksualisht.

Kështu, ajo i lindi shtatë fëmijë, tre prej të cilëve mbetën të ngujuar së bashku me nënën, tre të tjerë u morën nga babai dhunes, ndërsa një i vdiq pas lindjes.

Baba i saj ishte deklaruar fajtor për të gjitha akuzat dhe para dhjetë vjetësh ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Elizabeta tashmë jeton me një identitet të ri në një qytet, emri i të cilit nuk dihet. Ajo është dashuruar me rojën që e ndihmoi atë pas lirimit nga bodrumi, Thomas Wagner.

Thomasi, i cili është 23 vjet më i ri se Elizabeta, ka filluar të jetojë me të dhe familjen e saj në një shtëpi. Kujdestarët psikiatrik të saj kanë thënë se kjo lidhje e ka ndihmuar atë t’i tejkalojë traumat e së kaluarës.

Image

Kjo familje tashmë jeton në një zonë të panjohur për publikun në një pjesë rurale të Austrisë. Ajo jeton së bashku me gjashtë fëmijët e saj të mbijetuar, ndërsa dhunuesi po kalbet në burg.

Besohet se Elizabeta tashmë është duke bërë jetë normale pas lirimit nga bodrumi i shtëpisë në vitin 2008, shkruan “Daily Star”.

(Kosova Sot Online)