E zbardhë Haziri: Thaçi nuk ka qenë i arrestuar para vrasjes së gazetarit Uka

  • 01 June 2019 - 16:50
E zbardhë Haziri: Thaçi nuk ka qenë i arrestuar para vrasjes së gazetarit Uka

 

“Lidhur me vrasjet e personaliteteve të LDK-së pas luftës, por edhe aktivistëve të kësaj partie gjatë periudhës së luftës, nuk është vetëm ish-kryeministri Berisha që drejton gishtin kah presidenti Thaçi dhe eksponentë të tjerë,komandantëve, të të ashtuquajturit “krahu I luftës” që kanë përgjegjësi për këto vrasje”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”

Lidhur me akuzat e radhës të Ish kryeministri i Shqipërisë Salih Berisha, ndaj presidentit Hashim Thaçi ku e fajëson presidentin e Kosovës për vrasjet e anëtarëve të LDK-së të periudhës së pas luftës, ndikimin e tij në këto vrasje, ka reaguar edhe analisti politik Nexhat Haziri, sipas të cilit Berisha mund ta din vetëm një pjesë të vogël të asaj të vërtete të dhimbshme që ka ndodhur gjatë dhe menjëherë pas luftës, e vërtetë me të cilën nuk po merret drejtësia Kosovare.

 

Image
Nexhat Haziri

“Lidhur me vrasjet e personaliteteve të LDK-së pas luftës, por edhe aktivistëve të kësaj partie gjatë periudhës së luftës, nuk është vetëm ish-kryeministri Berisha që drejton gishtin kah presidenti Thaçi dhe eksponentë të tjerë,komandantëve, të të ashtuquajturit “krahu I luftës” që kanë përgjegjësi për këto vrasje, por edhe hetues të tjerë ndërkombëtar kanë konstatuar se prapa këtyre vrasjeve qëndron një organizatë siç është SHIK-u, që përmes këtyre akteve kriminale ka ndihmuar që PDK-ja të arrijë të ngjitet në pushtet”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, sipas Hazirit, “është shumë e vërtetë që z. Thaçi është peng I këtyre krimeve gjë që ka bërë qy ky dhe "tarafi" I tij ti kapin institucionet e drejtësisë dhe të bëjnë ato sa më jo funksionale për të vepruar dhe zbardhur vrasjet e aktivistëve dhe personaliteteve të tjera të LDK-së. Ndryshe edhe pse dihen ashiqare si janë realizuar dhe nga kush janë bërë ekzekutimet e disa vrasjeve, si rasti i Ali Ukës, nuk po ka vullnet që të dëshmohet dhe të zbardhet krimi".

“Sa i përket vrasjes së gazetarit Ali Uka, është një mister pasi askush nuk pati vullnet, flas për institucionet në drejtësisë në Shqipëri, edhe në qeverisjen e Berishës por edhe të socialistëve për ta hetuar këtë vrasje”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, "deklarimet e Thaçit se ai ka qenë i arrestuar para se të vritej Ali Uka janë krejtësisht të pa vërteta dhe nuk mundë të dëshmohen".

“Ndërsa deklarimi i z. Thaçi se ai ka qenë I arrestuar para vrasjes së gazetarit Uka, është një gënjeshtër e kulluar, pasi z. Thaçi është arrestuar pikërisht në ditën e vrasjes së Ali Ukës si I dyshuar kur z. Thaçi po tentonte të udhëtonte për në Zvicër. Kjo vrasje dhe vrasjet e tjera do të mund të zbulohen vetëm nëse ka një vullnet, guxim dhe profesionalizëm të institucioneve të drejtësisë dhe bashkëpunim në mes këtyre institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë”, theksoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online) (Kosova Sot Online)