Shqiptari humb jetën në aksidentin tragjik, lë pas gruan dhe djalin pak më shumë se 1 vjeçar

  • 02 June 2019 - 15:20
Shqiptari humb jetën në aksidentin tragjik, lë pas gruan dhe djalin pak më shumë se 1 vjeçar

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Aretino të Italisë.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se viktima është Shpëtim Halili, 35 vjeç, banues në Capolona, i martuar dhe me një djalë një vit e gjysmë.

Ai ishte larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë dhe prej gati 20 vitesh, bënte pica në qendrën historike në Arezzo.

Dinamika e aksidentit

Dinamika e aksidentit nuk është sqaruar plotësisht, por shqiptari ka udhëtuar nga Arezzo drejt Capolona natën e shkuar kur ka humbur jetën. Ai po kthehej për në shtëpi me një skuter.

Aksidenti ndodhi në Sitorni. Në vendngjarje është gjetur edhe një Fiat 500 L, i drejtuar nga një 60-vjeçar nga Arezzo.

Hetuesit pritet të sqarojnë nëse skuteri u rrëzua dhe pastaj u përplas me makinën ose përplasja e drejtpërdrejtë ishte ajo që shkaktoi vdekjen e tij.

Pas rrëzimit, i cili ndodhi pak pas mesnate, teksa 35-vjeçari po kthehej në shtëpi, mjekët e emergjencës ndërhynë për të ringjallur shqiptarin por pa sukses.

“Gjithmonë me humor të mirë dhe me një shaka gati”

Një djalë i thjeshtë dhe i dashur, i gëzuar, me një shaka të gatshme: ironike dhe auto-ironike. Kështu e përshkruajnë ata që e njohim. Punëtor i palodhur dhe i dedikuar familjes.

Ai jetonte në Arezzo, ndërsa kohët e fundit kishte blerë një shtëpi në Capolona ku jetonte bashkë me gruan dhe djalin e tyre të vogël.


(Kosova Sot Online)