Cila është e ardhmja e AKS-së – Prishtina kundër, Beogradi patkoit…

  • 03 June 2019 - 07:56
Cila është e ardhmja e AKS-së – Prishtina kundër, Beogradi patkoit…

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë (AKS), sipas Marrëveshjes së Brukselit, ende është në pyetje sipas N1-së

Televizioni regjional përkujton deklaratat nga Prishtina se nuk do të lejohet formimi i AKS-së, ndërsa Aleksandar Vucic një veprim të tillë e ka quajtur pafytyrësi.

Por, bashkëbiseduesit e N1-së thonë se AKS duhet të formohet. Një reagim vjen nga Këshilli i Atkantikut. Për N1 thonë se aplikimin e taksës në mallin serb dhe mungësën e formimit të AKS-së e shohin si mossukses.

“Mendoj se ekziston përgjegjësi e madhe për të menduar mënyrën se si mund të funksionojë AKS-ja. Kjo është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. BE e ShBA duhet t’i ndihmojnë pushtetit të Kosovës që kjo të bëhet si duhet. Duhet të përcjellim deri në fund plotësimin e ktyre obligimeve dhe për këtë shkak është me rëndësi të vazhdohet dialogu pranë tavolinës”, ka thënë Damon Wilson, nënkryetar ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut.

Me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2013, Prishtina është obliguar për formimin e Asociacionit të komunave serbe. Mirëpo, e tëra deri më tash ka mbetur në leyër. Se ky obligim duhet të përmbushet, është i mendimit edhe ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Kyle Scott.

Porosi e ngjashme vjen edhe nga Qendra beogradase për politikë të jashtme, ndërsa politikologu Nikola Burazer vlerëson se Prishtina është imune ndaj kritikave të cilat vinë nga Perëndimi.

(Kosova Sot Online)