Kongresisti amerikan i quajti serbët njerëz të ndyrë, reagojnë mediat në Serbi

  • 03 June 2019 - 09:13
Kongresisti amerikan i quajti serbët njerëz të ndyrë, reagojnë mediat në Serbi

Gazeta serbe ‘Blic’ në një artikull të sajin sot ka shkruar rreth një takimi në mes kongresistit amerikan, Tim Burchett dhe ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në një video të publikuar në rrjetin social Twitter në fund të prillit, Burchett ka folur rreth takimit me Jahjagën dhe se çfarë kanë diskutuar.

“Zhvillova një bisedë të mirë me ish-presidenten e Kosovës për krimet e luftës të kryera nga serbët e ndyrë dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë ata. Ajo më tregoi krimet e luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë zot. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta”, kishte deklaruar ai

Deklaratën e Burchett, ky medium e ka shpërndarë pas një muaji duke e cilësuar skandaloze. Të njëjtit e kanë bërë një ‘biografi’ për kongresistin ku e quajnë të ‘pistë’ pasi sipas tyre ai njihet me idetë e tija ‘për t’i ngrënë kafshët e vrara aksidentalisht në rrugë’.

Po ashtu, ‘Blic’ shton se Burchett ishte i përfshirë në çështje financiare duke u përpjekur të shmangte taksat.

Gazeta thekson se ende nuk dihet arsyeja e takimit ndërmjet politikanëve në fjalë edhe pse ka ndodhur në muajin prill.

(Kosova Sot Online)