Gjykata dënon dy persona në Prishtinë për fajde

  • 03 June 2019 - 12:46
Gjykata dënon dy persona në Prishtinë për fajde

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve N.G. dhe A.F. për veprën penale Fajdeja nga neni 343 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit, Nazmi Gashi është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 3 (tre) mijë euro.

I akuzuari Avni Fazlija është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjet, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 3 (tre) mijë euro.

Gjykata në njoftim thotë se të akuzuarve N.G. dhe A.F. në dënimin me burg do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civilo-juridik.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)