Mustafa e Haki Rugova ua bëjnë të ditur francezëve e gjermanëve qëndrimin e LDK’së për dialogun

  • 03 June 2019 - 14:46
Mustafa e Haki Rugova ua bëjnë të ditur francezëve e gjermanëve qëndrimin e LDK’së për dialogun

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në takimin delegacionin nga Gjermania dhe Franca.

Megjithëse takimi u mbajt i mbyllur për media, pas takimit nga LDK- kanë bërë të ditur se është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Tutje, shkruhet se Mustafa ka falënderuar Gjermaninë dhe Francën për kontributin e që i kanë dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve në shtet ndërtim dhe ka shprehur dëshirën për bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe më të thellë me të dyja vendet.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari Haki Rugova, kryetarja e FGLDK-së, Lirije Kajtazi, deputeti Armend Zemaj dhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Para takimit me përfaqësuesit e LDK-së, delegacioni u takua fillimisht me presidentin e Kosovës, Hashim Thacin, kryeministrin Ramush Haradinaj, dy kryenegociatorët Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj si dhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

(Kosova Sot Online)