Adoleshentja holandeze që u dhunua si fëmijë i jep fund jetës me eutanazi

  • 04 June 2019 - 17:31
Adoleshentja holandeze që u dhunua si fëmijë i jep fund jetës me eutanazi

Një adoleshente 17-vjeçare nga Holanda, e cila ishte dhunuar seksualisht kur ishte fëmijë, i ka dhënë fund jetës së saj në mënyrë ligjore përmes procesit të eutanazisë me ndihmën e një klinike që ofron këtë lloj shërbimi.

Noa Pothoven vdiq në një shtrat spitali në dhomën e saj pasi iu dha e drejta e eutanazisë në Holandë. Eutanazia është procesi i mbytjes pa dhimbje që miratohet nga vetë pacienti.

Adoleshentja holandeze nga Arnhemi kishte thënë se jeta e saj është bërë e papërballueshme dhe se nuk mund të vazhdojë më tutje.

Sipas ligjeve në Holandë, fëmijët nga mosha 12-vjeçare kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për eutanazi, por vetëm në rastet kur një mjek vlerëson se vuajtjet e pacientit janë të mëdha dhe kur nuk pritet përmirësim i gjendjes së tyre. 

Në vitin 2017, 6585 njerëz e zgjodhën eutanazinë për t’i dhënë fund jetës së tyre në Holandë. Kjo shifër përbën 4.4 për qind të numrit të përgjithshëm të 150 mijë vdekjeve të regjistruara në këtë shtet.

Eutanazia ka nxitur debate të ashpra në shtete të ndryshme. Ajo është e ndaluar me ligj në Britani të Madhe, por lejohet në disa shtete të Shteteve të Bashkuara, Kanada dhe Holandë, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot Online)