Kina paralajmëron shtetasit e saj që udhëtojnë për në SHBA
Kina ka paralajmëruar qytetarët e saj që udhëtojnë për në SHBA duke u thënë se mund t’u nënshtrohen “ngacmimeve” të policisë dhe të bien viktimë e kriminelëve.
Ministria e Kulturës dhe e Turizmit lëshoi një paralajmërim të veçantë udhëtimi, duke përmendur një numër të madh incidentesh me armë dhe vjedhjesh në Shtetet e Bashkuara.
Paralajmërimet vijnë në mesin tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe midis Pekinit dhe Uashingtonit dhe të një lufte tregtare një mujore, që ka çuar në shtimin e tarifave hakmarrëse.
(Kosova Sot Online)