Reagon Kelmendi: Takimi në Bratislavë, vazhdim i pazareve Thaçi-Vuçiq

  • 06 June 2019 - 08:55
Reagon Kelmendi: Takimi në Bratislavë, vazhdim i pazareve Thaçi-Vuçiq

“Unë mendoj që Kuvendi duhet të veproj dhe së bashku me Qeverinë t’ia ndaloj këtij njeriu përfaqësimin e Kosovës”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Vuqiq, takohen përsëri sot në samitin e Bratislavës të Sllovakisë, në kuadër të samitit që i paraprin samitit të Parisit. Njohës të zhvillimeve politike në vend vazhdojnë ta shohin me sy kritik këtë takim të sotëm duke dyshuar se mundë të rikthehet në tavolinë përsëri opsioni i shkëmbimit të territoreve me Serbinë, në mënyrë që i njëjti si opsion të shkoj edhe në Paris. Kundër këtij takimi, që mund të vizaton një skenar të ri kundër interesit të Kosovës, është deklaruar prof, Muhamet Kelmendi, njohës i afërt i zhvillimeve politike në vend.

Image

“Këta të dy janë personat që kanë bërë lloj lloje marrëveshjesh dhe bisedash të cilat janë shumë të rrezikshme për vendin dhe shtetin.
Është pikërisht krimineli Vuqiq dhe z. Thaçi qe filluan me ndarje te territorit te Kosovës, vazhdoj politika me ndërrime dhe me korrigjime dhe tash po diskutohet bashkimi si e ardhme e Kosovës. Prandaj edhe në këtë takim mund të pritet një pazarllëk tjetër shumë i rëndë dhe i rrezikshëm për vendin”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit barra e përgjegjësisë që nuk po i ndalohen këto ide të një pas njëshme dhe takime krejtësisht të pa koordinuara ndër institucionale z. Thaçi, e bartë Kuvendi i Kosovës që e ka zgjedhur atë president shteti dhe e ka për obligim që në raste të tilla të shkeljes së Kushtetutës t’ia merr mandatin. “Dhe, në ketë anë, nuk duhet të heshtin Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria, që të lejojnë z. Thaçi të merre pjesë në bisedime pa përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Qeverisë. Rreziqet nga z. Thaçi për Kosovën janë të thella dhe ky ka mundësi ta shkatërroi tërësisht vendin tonë sepse nga këto takime edhe mundë të priten vendime të rënda. Unë mendoj që Kuvendi duhet të veproj dhe së bashku me Qeverinë t’ia ndaloj këtij njeriu përfaqësimin e Kosovës”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit më mirë është të shkarkohet tani presidenti se sa të lejohet të vazhdoj me agjenda të tilla dhe të dëmtohet pa kthyeshëm e ardhmja e shtetit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)