Kapet me aparate të lojrave të fatit, arrestohet i dyshuari
Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar personin me inicialet P.B për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, të njëjtit i janë sekuestruar 10 aparate të lojërave të fatit.
Personi me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Nga raporti 24 orësh i Prokurori të Shtetit njoftohet se janë ngritur 36 aktakuza kundër 39 personave për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit.
(Kosova Sot Online)