Juncker: Vendet e Ballkanit Perëndimor të mos largohen nga perspektiva evropiane

  • 07 June 2019 - 16:28
Juncker: Vendet e Ballkanit Perëndimor të mos largohen nga perspektiva evropiane

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se vendet e Ballkanit nuk duhet të largohen nga rruga e tyre për integrim në Bashkimin Evropian.Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një vizite në Zagreb, ku është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plekovic.

Ai ka thënë se për një gjë të tillë, kanë të njëjtin qëndrim me kryeministrin kroat.

“Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, unë dhe kryeministri Plekovic kemi të njëjtin qëndrim, se ato shtet duhet të vazhdojnë perspektivën Evropiane” ka thënë Juncker, shkruan n1, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera në këtë takim është folur edhe për raportet ndërmjet BE-së dhe Kroacisë.

(Kosova Sot Online)