Nasim Haradinaj s’e sqaroi biznesin me Rrahim Hashimin, por flet për vlerën e kalit

  • 08 June 2019 - 13:45
Nasim Haradinaj s’e sqaroi biznesin me Rrahim Hashimin, por flet për vlerën e kalit

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili është edhe politikan dhe mban pozitë publike në Komunën e Deçanit, pritet ta zgjerojë aktivitetin e tij edhe në një veprimtari: atë të kultivuesit të kafshëve.

Pasi e deklaroi si pasuri të luajtshme mazin e tij të vogël, të cilit i vendosi vlerën e 3 mijë eurove, tash Haradinaj do ta zgjerojë aktivitetin e tij si kultivues kafshësh.

Ai ka premtuar se deri në vitin e ardhshëm do të ketë në pronësi edhe një “tarak” (dem), i cili sipas tij, do të ketë vlerë adekuate.

Haradinaj po ashtu ka deklaruar se mazi të cilin e ka paraqitur në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, vitin tjetër do ta kapë vlerën e 30 mijë eurove.

Image

(Kosova Sot Online)