Policia jep detaje për aksidentin ku mbet i lënduar një person

  • 08 June 2019 - 20:14
Policia jep detaje për aksidentin ku mbet i lënduar një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në orën 17:30 në fshatin Orllan të Podujevës.

Policia e ka konfirmuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një makinë. E nga ky aksident ka mbetur një person i lënduar i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas ekzaminimeve të para, dyshohet se furgoni derisa ishte në lëvizje, për shkaqe deri tani të panjohura ka devijuar nga rruga dhe ka goditur veturën e parkuar.

Ndërsa edhe Emergjenca e Podujevës e ka konfirmuar rastin, duke shtuar se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me rastin në fjalë, tani po merret njësiti i trafikut.

(Kosova Sot Online)