Vjen akuza e rëndë për Devollët: Ja pse duhet t’i ndërpritet kontrata me PTK-në

  • 09 June 2019 - 07:42
Vjen akuza e rëndë për Devollët: Ja pse duhet t’i ndërpritet kontrata me PTK-në

Analistët politik e mbështesin në tërësi kërkesën e sindikatës së pa varur të PTK-së që kontrata në mes të PTK-së dhe Z- mobile të shkëputet dhe të mos vazhdohet tutje pas datës 30 korrik 2019. Kjo sipas analistëve është zgjidhja më e duhur e fillimit të rimëkëmbjes së PTK-së dhe kthimin e vlerës së humbur nga zhvatja që i është bërë përmes Z- Mobile.

Sipas tyre, vetëm ky veprim dhe kthimi i vlerës së humbur deri tani mundë ta bëjnë këtë ndërmarrje joshëse edhe për investitorët potencial për fazën e privatizimit, kurdo që i nënshtrohet një procesi të tillë. Ndryshe, sipas analistëve politikë, vazhdimi i kontratës e falimenton dhe dorëzon në “gojë të ujkut” PTK-në.

Image

“Eventualisht në qoftë se, ndodhë vazhdimi i kontratës me bandën Z-Mobile, kupto bandën mafioze serbiane që quhet DEVOLLI, me Telekomin, do të jetë vetëvrasje jo vetëm e Telekomit,por e ekonomisë së Kosovës dhe të mijëra punëtorëve që do të dalin në rrugë dhe do t´iu rrezikohet edhe kafshata e gojës. Frika është e madhe se mundë të ndodhë edhe kjo ngase në të dy palët janë kryebanditët në udhëheqje , krye vagabondët dhe krye hajnat që i bëjnë këto dallevere që ta fusin në falimentim dhe pastaj ta marrin këta krye hajna dhe kryebanditë”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, rreziku për të marr vendim për vazhdimin e kontratës është serioz, pasi që Devolli ka zgjeruar akoma më shumë rrjetin e tyre kriminal nëpër shumë institucione kyçe vendimmarrëse.

“Brenda këtij dikasteri janë futur kryebanditët të gjakut serbian që quhen Devolli, pra këta vrasës dhe varrmihës të ekonomisë së Kosovës se kanë blerë kopukët që janë brenda dhe që kanë bërë këto dallavere, dhe kryebanditët shumë më të rrezikshëm në tërë Ballkanin, që janë krye hajnat e majave të shtetit, që e kanë kapur dhe udhëheqin shtetin”, deklaroi Badallaj për Kosova Sot Online”.

Ai më tej thotë se është tani momenti kyç që kjo çështje të merr kahjen e duhur dhe zhvatja e Telekomit të marr fund duke shkëputur përfundimisht kontratën me Z- Mobile dhe Devollët.

“Për të mos ndodhur ky krim që e kanë përgatitur këta kriminel me datën 30 korrik 2019, i tërë populli i Kosovës dhe jo vetëm i Prishtinës duhet ngritur në këmbë dhe duhet të bëhen protesta gjithë popullore dhe të ndërpritet vdekja e Telekomit, njëkohësisht e punëtorëve të pa mbrojtur. edhe pse dihet se këta bandit Devolli dhe krye banditët e majave të shtetit janë kriminelët e nëntokës më të rrezikshme dhe kanë përgatitur çdo gjë keq për popullin dhe kanë përgatitur thasët që do t´i mbushin me para haram. Unë personalisht nuk e mendoj se 110 milion euro janë humbje, por 110 milion janë vjedhur nga këta banda të tmerrshme anti shtetërore”, përfundoi Badallaj, për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)