Nëna detyronte vajzën të kryente marrëdhënie me burra të moshuar për të pirë birrë e cigare

  • 09 qershor 2019 - 10:16
Nëna detyronte vajzën të kryente marrëdhënie me burra të moshuar për të pirë birrë e cigare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinion publik në Itali.

E themi këtë pasi një nënë në Raguza detyronte vajzën e saj të kryente marrëdhënie me meshkuj mosha e të cilëve ishte nga 30 vjeç deri në 90 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se nëna e detyronte vajzën e saj 13-vjeçare të prostituonte në këmbim të parave apo përfitimeve të tjera.

Nëna në fjalë shpesh nuk kishte, ku të flinte dhe e ofronte vajzën e saj në këmbim të parave, verës, birrës, cigareve ose qoftë edhe për të bërë një një dush.

Po ashtu e ditur bëhet se vajza me ndihmën e një psikologu tregoi gjithçka që i kishte ndodhur.

Ajo ka thënë se as nuk i mban inat nënës së saj dhe as që e urren.

Mediat italiane kanë shkruar edhe se ka arrestuar katër klientë të vajzës së mitur.

(Kosova Sot Online)